Johnny Depp do të marrë pjesë në MTV video Music Awards 2022

Mediale Vip

Johnny Depp do të marrë pjesë në MTV video Music Awards 2022

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 23:45
Johnny Depp

Aktori i njohur Johnny Depp, do të bëjë një paraqitje surprizë, në MTV Video Music Awards 2022, më 28 Gusht.

Aktori amerikan ka luajtur shumë role të ndryshme, por asnjëherë atë të ‘Moonman’.

Sipas mediave të huaja, thuhet se 59-vjeçari , ka qenë në bisedime me ekipin e prodhimit të shfaqjes, për tu veshur si ‘Moonman’, i shoqëruar nga Nicki Minaj dhe Jack Harlow.

Gjatë gjithë karrierës së tij , Depp ka fituar pesë statuja të ‘Moonman’, duke përfshirë çmimet për ‘Performancën më të mirë’, çmimin për ‘Yllin Global’(Global Superstar) dhe çmimin e ‘Gjeneratës’ (Generations Award).

Kujtojmë se, pas betejës së ashpër gjyqësore me 59-vjeçari dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard , Aktori ka rinovuar kontratën me kompaninë luksoze franceze ‘Christian  Dior’ për të qenë imazhi i parfumit të tyre për burra ‘Sauvage’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat