Aktorja e njohur thotë se falja e Will Smith pas shuplakës në ‘Oscars’ është “hapi i parë” për ta kaluar këtë periudhë të vështirë

Mediale Vip

Aktorja e njohur thotë se falja e Will Smith pas shuplakës në ‘Oscars’ është “hapi i parë” për ta kaluar këtë periudhë të vështirë

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 08:00
Regina Hall dhe Will Smith

Regina Hall ka ndarë opinionin e e saj ndaj çëhtjes së Will Smith ku kërkoi falje publike për shuplakën e ‘Oscars’ që tronditi mbarë botën.

“Unë mendoj se është një gjë e vështirë dhe e di që është një rrugëtim i vështirë,” tha Hall, , për Variety të hënën gjatë një paraqitjeje në tapetin e kuq për filmin e saj të ardhshëm ‘Honk for Jesus, Save Your Soul’.

“Hapi i parë është që ai kërkoi falje . Si e shohin njerëzit, varet nga ata… E di që nuk ishte e lehtë,” tha ajo.

“E gjithë çështja është se ne mund të evoluojmë nga ndoshta nga ku jemi.”- u shpreh aktorja.

Will Smith i kërkon falje Chris Rock në videon e fundit: “Unë jam këtu kurdo që të jesh gati të flasësh”

Gjatë ceremonisë, Smith, 53 vjeç, doli në skenë dhe goditi Chris Rock pas një shakaje të bërë nga komediani për kokën e rruar të bashkëshortes së aktorit.

Shuplaka bëri që Will të jepte dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe u ndalua të merrte pjesë në aktivitetet e Akademisë për 10 vjet.

Aktori i King Richard i kërkoi falje Rock-ut në një deklaratë në Instagram të nesërmen përpara se të postonte një video në llogaritë e tij në mediat sociale më 29 korrik, duke shpjeguar atë natë dhe duke i kërkuar falje drejtpërdrejt Rock, 57 vjeç dhe familjes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat