'Ka një bark të vogël', e dashura e re e Gerard Pique është shtatzënë?

Mediale Vip

'Ka një bark të vogël', e dashura e re e Gerard Pique është shtatzënë?

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 20:44
Gerard Pique, Clara Chia Marti

Gerard Pique, tashmë nuk ka më gjë për të fshehur për publikun, pasi ai dhe e dashura e tij e re, Clara Chia Marti, janë parë së bashku prej disa javësh. Dy muaj pasi u mësua ndarja me Shakira-n, ylli i Barcelonës nuk humbi fare kohë. Madje, lajmet e fundit që vijnë nga spanjollja 'Hola', shkruajnë edhe se Pique do të bëhet sërish baba. Flitet se Clara Chia Marti është në pritje të ëmbël.

Fotografia e fundit e Clara Chia Marti-t ka ngritur spekulimet se ajo është në pritje të fëmijës së parë me yllin e sportit.

Thashethemet për shtatzëninë e Marti-t nisën pasi ajo dhe ylli i Barcelonës morën pjesë në një dasmë. Fustani shumëngjyrësh i partneres së Pique, sipas fotove nga ‘Hola’ mund të tregonin një bark të vogël të dukshëm: “Mund të shihni një bark të vogël. Kjo grua është e hollë, ndaj mund ta shihni lehtësisht barkun e saj’-, tha Raúl de Molina duke iu referuar fotos gjatë programit ‘El gordo y la flaca’.

‘Sinqerisht, mund ta shoh barkun e saj’- shtoi një tjetër prezantuese për fotot duke përforcuar edhe më shumë dyshimet.

Edhe në programin spanjoll ‘Chisme no like’, thashëthemet nëse nëse Marti është shtatzënë apo jo ishin pjesë diskutimi për disa minuta: "Clarita duket sikur ka një bark. A mund të jetë një fëmijë rrugës?”

Megjithatë, asnjë konfirmim nuk ka pasur për thashethemet, as nga Pique, as nga e dashura e tij.

Nëse ka ndonjë të vërtetë në këto spekulime, atëherë ky nuk do të ishte fëmija i parë i Piques, pasi ai tashmë është baba i dy djemve, Sasha dhe Milan, me Shakirën.

Pique e bëri publik lidhjen e tij me studentet e PR pothuajse dy muaj pasi ai dhe këngëtarja e ‘Waka Waka’ i dhanë fund martesë, në qershor.

Të dy u panë fillimisht në festivalin ‘Summerfest Cerdanya’ në Catalonia dhe më vonë në dasmën e mikut më të mirë të Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat