Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ndjek nga afër performancën e Dafina Zeqirit në një nga klubet e Prishtinës

Mediale Vip

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ndjek nga afër performancën e Dafina Zeqirit në një nga klubet e Prishtinës

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 08:29
Atifete Jahjaga, Dafina Zeqiri

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga së fundmi ka qenë e pranishme në një nga klubet e natës në Prishtinë për të ndjekur nga afër performancën e këngëtares së njohur, Dafina Zeqiri.

Të dyja kanë shfrytëzuar këtë natë edhe për të pozuar së bashku në prapaskenë, imazhe të cilat ia kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram.

Vet Jahjaga nuk I ka kursyer disa fjalë të mira për këngëtaren e njohur për sukseset e të cilës tha se ndihet krenare.

“Kosova ka artistë të mrekullueshëm e tejet të suksesshëm. Dafina është njëra nga to dhe ne të gjithë e dim. Ke shkëlqyer në skenë mbrëmë. Ti gjithmonë më bën krenare”, ka shkruar Jahjaga në mbishkrimin e fotove.

Në anën tjetër në fotografi me themeluesen e fondacionit “Jahjaga Foundation” teksa shkruar: Më e mira, të dua”.

Kujtomë që dyshja krahas shoqërisë që kanë krijuar mbështesin njëra-tjetrën edhe në projekte të ndryshme, madje këngëtarja më parë ka bashkëpunuar edhe për fondacionin e Jahjagës.

Ndërkohë, Dafina mbetet akoma e angazhuar me koncerte teksa po shijon edhe suksesin e këngës së fundit “Dhimbje dhimbje”, e cila ka grumbulluar mbi 8 milionë klikime në YouTube.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat