Bebe Rexha do të jetë një nga prezantueset e MTV Video Music Awards 2022

Mediale Vip

Bebe Rexha do të jetë një nga prezantueset e MTV Video Music Awards 2022

Më: 26 gusht 2022 Në ora: 21:22
Bebe Rexha

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, do të jetë sivjet pjesë e evenimentit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2022.

Ajo do të ngjitet në skenën e ceremonisë madhështore që sivjet mbahet në “Prudential Center” të New Yerseyt, për të prezantuar një artist ose për të ndarë një nga çmimet e mbrëmjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja e hitit “I’m a mess” përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku jepte lajmin se do të jetë një nga prezantueset e sivjetme në ngjarjen e madhe.

Image
Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha përndryshe është fituese e një çmimi MTV Video Music Awards në vitin 2019.

Aso kohe ajo ishte shpërblyer me çmim në kategorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)”, për këngën e saj “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Bebe Rexha me çmimin ‘Best Dance’ të fituar në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Getty Images)

32-vjeçarja përndryshe të premten publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me DJ-in botëror, David Guetta, të titulluar “I’m good (Blue)”.

Kënga vjen si remiks i këngës origjinale të kënduar nga Eiffel 65 dhe tashmë është ngjitur lart në shumë prej top-listave ndërkombëtare të muzikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat