Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete Davidson thuhet se është përqendruar te karriera

Mediale Vip

Pas ndarjes nga Kim Kardashian, Pete Davidson thuhet se është përqendruar te karriera

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 16:00
Kim Kardashian dhe Pete Davidson

Pete Davidson thuhet se po fokusohet te vetja pas ndarjes së tij me Kim Kardashian që ndodhi në fillim të këtij muaji.

Komediani dhe ylli i realitetit, 41 vjeç, konfirmuan publikisht lidhjen e tyre në nëntor 2021, por u ndanë rrugët pas nëntë muajsh lidhje.

Një burim i afërt me yllin e “Saturday Night Live” 28 vjeç , shpjegoi së fundmi për Us Weekly se, “Pete po fokusohet tek vetja dhe karriera e tij tani dhe po përpiqet ta bëjë veten të lumtur”.

Aktori i “The Rookie” po ia kushton kohën e lirë duke u fokusuar në punën dhe projektet e tij.

Burimi më tej ka shpjeguar se ai ka synime të reja për të ardhmen e tij, shkruan DailyMail.

“Ai ka një seri jashtëzakonisht ambicioze. Pete dëshiron të vazhdojë rutinën e tij të komedisë standup, të sfidojë veten me role të reja aktrimi”, tha ky burim.

“Ai e pëlqeu shumë përvojën në Australi, ishte vërtet i lidhur me kastin dhe ekipin dhe është i emocionuar për të ardhmen”, shtoi burimi.

Burimi shtoi për Us Weekly se Pete nuk do ta ketë problem të jetë në një lidhje tjetër kur të jetë gati të ndërmarrë atë hap.

“Pete është një djalë simpatik me vetëbesim dhe humor, plus ai është gjithashtu super inteligjent dhe një dëgjues i mrekullueshëm. Nuk është aq befasuese për njerëzit që e njohin se ai është kaq i suksesshëm me zonjat”, shpjegoi burimi.

Lajmi se ylli i “Bodies Bodies Bodies” është fokusuar në lumturinë e tij ka ardhur pasi një burim i veçantë informoi E! News se Kim është gati për takime me njerëz të ri.

“Kim është shprehur se është gati të takohet, por duhet të jetë personi i duhur që e kupton jetën e saj. Ajo nuk po cenon lirinë e saj tani”, tha një burim.

Shkëndijat mes ish-çiftit fillimisht nisën kur Pete dhe Kim pasi ylli televiziv u paraqit në një episod të “Saturday Night Live” në tetor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat