Prestigjozja Elle për Dua Lipën: Si po e frymëzon brezin e ri në Kosovë

Mediale Vip

Prestigjozja Elle për Dua Lipën: Si po e frymëzon brezin e ri në Kosovë

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 16:18
Dua Lipa

Festivali “Sunny Hill” dhe performanca e Dua Lipës ka bërë bujë nëpër mediat e huaja. Së fundmi, ka qenë revista prestigjioze “Elle”, që i ka kushtuar një artikull yllit shqiptar me titull: “Dua Lipa liberalizon shtetin më të ri” dhe se si shqiptarja u bë një ambasadore nderi që frymëzon të rinjtë në Kosovë.

Revista prestigjioze ndalet te festivali “Sunny Hill” që u mbajt pak javë më parë në Prishtinë dhe po vazhdon aktualisht në Tiranë ndërsa vë theksin gjithashtu dhe te përpjekja e vazhdueshme dhe fushata që ka nisur Dua Lipa dhe familja e saj për të liberalizuar vizat me Kosovën.

Shkrimi i plotë:

Nëse mund ta dallonit Tokën nga udhëtimi retro galaktik në kopertinën e albumit ‘Future Nostalgia’ të Dua Lipës dhe do e zmadhonit drejt Evropës, pastaj në jug në Kroaci dhe më tej në zemër të Ballkanit, atje, në Prishtinë, Kosovë, në një natë të ëmbël vere në gusht, do të gjeni Dua Lipën në skenë—në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat