Aktorja e njohur i jep fund beqarisë, dalin fotot e para me fustanin e bardhë

Mediale Vip

Aktorja e njohur i jep fund beqarisë, dalin fotot e para me fustanin e bardhë

Më: 29 gusht 2022 Në ora: 16:07
Demet Ozdemir, dhe partneri i saj, Oguzhan Koç

Aktorja e njohur turke, Demet Ozdemir, dhe partneri i saj, Oguzhan Koç, kanë kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre disavjeçare këtë fundjavë.

Mediat turke kanë përcjellë lajmin gjatë kësaj të diele dhe pak orë më parë kanë dalë edhe imazhet e para të nuses dhe dhëndrit.

Demet Ozdemir ka preferuar të veshë një fustan të bardhë të thjeshtë, ndërsa dhëndri kostum të zi dhe papijon po ashtu të zi.

Ishin të shumtë personazhet e njohur që u bënë pjesë e ceremonisë martesore si: Ibrahim Buyukak, Eser Yenenler, Berfu Yenenler, Pelin Karahan, Furkan And?ç, Acun Ilical?, Deniz Baysal, Yilmaz Erdogan, Ibrahim Çelikkol, Murat Boz dhe Hande Dogandemir.

Demet Ozdemir i ka thënë ‘po’ propozimit për martesë të Oguzhan Koç më 14 shkurt, ditën e të dashuruarve. Çifti i njohur u fejuan në një ceremoni të thjeshtë qershorin e kaluar.

Fansat e çiftit të njohur kanë dërguar urimet e tyre në rrjet me hashtagun #DemetOguzhanWedding.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat