Kylian Mbappe në romancë me supermodelen transgjinore! Kush është Ines Rau, në moshën 16-vjeçare ndryshoi gjininë nga mashkull në femër

Mediale Vip

Kylian Mbappe në romancë me supermodelen transgjinore! Kush është Ines Rau, në moshën 16-vjeçare ndryshoi gjininë nga mashkull në femër

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 06:39
Kylian Mbappé dhe Ines Rau

Kylian Mbappé raportohet se është në një lidhje me modelen transgjinore Ines Rau.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe modelja dyshohet se nisën romancën disa muaj më parë. Për herë të parë u panë së bashku muajin e kaluar gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Më vonë, paparacët e fotografuan futbollistin me Ines Rau në një jaht. Megjithatë, asnjë prej tyre ende nuk ka reaguar ndaj thashethemeve.

Image
Kylian Mbappé dhe Ines Rau

Ines, e lindur në Paris në vitin 1990 nga prindër algjerianë, është e njohur në të gjithë botën si modelja e parë transgjinore që pozoi në kopertinën e Playboy në vitin 2017.

Në moshën 16-vjeçare, iu nënshtrua një operacioni për të ndryshuar gjininë, por vetëm në moshën 24-vjeçare bëri publike historinë e saj.

Në vitin 2018, u publikua autobiografia e saj “Gruaja”, ku përshkroi shndërrimin nga burrë në grua.

“Ndjej se shpirti im më në fund është i lirë, sikur të ishte hapur dryni që më mbajti të mbyllur për kaq shumë kohë. Këtë herë jam totalisht grua”, tha ajo.

Ndërkohë futbollisti i Paris Saint-Germain ishte në një romancë me aktoren Emma Smet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat