Bruno Shemsho në një romancë të re? Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ i bëri lëmsh të gjithë me deklaratën e tij: Nuk dua ta tregoj në…

Mediale Vip

Bruno Shemsho në një romancë të re? Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’ i bëri lëmsh të gjithë me deklaratën e tij: Nuk dua ta tregoj në…

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 11:26

Bruno Shemsho ishte një nga konkurrentët më të komentuar në “Për’puthen”. Ai arriti të gjente dashurinë në program ku doli dhe çift me Florjana Gjinin.

Por pas disa kohësh dyshja vendosën t’i jepnin fund marrëdhnëies, ku nuk kanë munguar as thumbimet mes tyre në rrjetet sociale.

Bruno është goxha aktiv në Instagram ku shpesh herë zhvillon biseda virtuale me ndjekësit e tij. Që pas ndarjes shumë prej tyre janë kurioz të dijnë nëse ish-konkurrenti ka mundur të gjejë sërish dashurinë.

Image
Bruno Shemsho/Instastory

Ndonjë të re nga jeta sentimentale”– e pyet ndjekësi.

Edhe sikur të kem, nuk do i ndaja këtu momentalisht”- është përgjigjur Shemsho duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë dikë në krahë.

Rikujtojmë se në një intervistë të dhënë për “News 24”, ish-konkurrenti shprehu se janë disa faktorë që kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënies mes tij dhe Anës. Mes këtyre faktorëve Bruno veçon, famën, komentet e ndjekësve, dhe deklaratat që Ana ka dhënë nëpër intervistat që ka zhvilluar.

Megjithatë ish-konurrenti shprehet se ishte më mirë që gjërat shkuan kështu, për të evituar një situatë më të keqe më vonë.

“Ka të bëjë edhe fakti që shpesh nëse futesha nëpër komente njerëzit thonin që do ndahen. Kjo më ka bërë çudi në çdo shoë. Mu më vjen keq të hedh poshtë çdo të mirë që kam kaluar me njerëzit prandaj nuk kam folur. Nuk kam tradhtuar! Por mbaroi për shumë aryse, ndoshta për shkak të famës. Unë jam tip që i vë re shumë detajet, jam i sëmurë. Pashë 2-3 intervista të fundit që ajo dha dhe nuk u ndjeva fare mirë. Në një intervistë të saj më erdhi shumë rëndë, më peshoi shumë.

Të folurën për muhabete ‘shtrati’, gjëra që mund të duken ‘old fashion’ por për mua çfarë ndodh në një dhomë me 4 mure ngelet aty. Çfarë ndodh në lidhje me të shkuarën ti zgjedh ta ndash. Pse duhet të bëj si gjynah, “kam qenë në emigrim kam vuajtur”, edhe unë kam qenë në emigrim. Këto detaje nuk më kanë pëlqyer. Kam hedhur një postim ironik me limonin që është më i ëmbël de luleshtyrdhja,  dhe hëngra bllok. Më mirë kështu, i parandalon gjërat në këtë pikë, para se të bëhen më keq më vonë. Zgjati diku te dy muaj e pak”- tha Bruno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat