Getinjo poston foto përkrah prindërve: Faleminderit që na keni mësuar se çka është respekti dhe dashuria

Mediale Vip

Getinjo poston foto përkrah prindërve: Faleminderit që na keni mësuar se çka është respekti dhe dashuria

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 11:32
Mozzik dhe Getinjo me familje

Reperi i njohur, Getinjo është në mesin e emrave të njohur të estradës që kanë reaguar ndaj rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë nga pesë persona, disaprej të cilëve rezultuan të mitur.

Përmes postimeve të ndryshme, Getinjo është shprehur i revoltuar madje ai edhe ka bërë një kërkesë për Kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.

Ai bëri thirrje që të hapen shtëpitë publike në Kosovë, pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të ndalen këto fenomene negative të dhunimit seksual.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jimmy 😎 (@getinjo)

Ndërkohë, më vonë gjatë ditë, reperi emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, postoi një fotografi ku shihet përkrah vëllait të tij, Mozzik dhe dy prindërve.

Në mbishkrimin e imazhit, reperi nga Ferizaj ka falënderuar prindërit për këshillat dhe që i kanë mësuar respektin dhe dashurinë.

“Sa i përket muzikës, e ndjekim trendin botëror dhe shpesh paragjykohemi! Po sa i përket jetës private dhe sjelljes me njerëzit e kemi ndjek gjithmonë fjalën e babës dhe nënës. Faleminderit baba dhe nënë që na keni këshilluar dhe na keni mësuar gjithmonë se çka është respekti dhe çka është dashuria! Ju përshëndesim”, ka shkruar Getinjo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat