“Mos promovo këngë, po dil në marsh kundër këtyre ngjarjeve”, Ana Kabashi thumbon koleget

Mediale Vip

“Mos promovo këngë, po dil në marsh kundër këtyre ngjarjeve”, Ana Kabashi thumbon koleget

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 23:16
Ana Kabashi

Artistja kosovare, Ana Kabashi sot përmes një postimi në Instagram ka thumbuar disa nga koleget e saj.

Ajo tha se disa nga artistet me raste të tilla si përdhunimi, po i promovojnë këngët e tyre.

“Shumë artista të mdhaj, po i shoh me kësi raste duke i promovu qe me demek kanë prek kësi tema. Mos promovo këngë po qu dil në marsh kundër këtyre ngjarjeve e fol për këtë punë se shumë njerëz të përcjellin, ndër to shumë vajza të reja”, shkroi ajo.

Image

 

Theksojmë se rasti i përdhunimit të 11 vjeçares ka nxitur reagime të shumta nga personazhe të ndryshme publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat