Luana rikthehet sërish në ekran, me emision të ri

Mediale Vip

Luana rikthehet sërish në ekran, me emision të ri

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 00:44
Luana Vjollca

Pas disa kohesh pauzë, moderatoren Luana Vjollca do ta shohim sërish në ekranet televizive.

Luana së shpejti do të rikthehet në ekran me emision të ri në TV Klan.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e TV Klan me anë të një njoftimi.

“Këtë sezon, ekrani i Tv Klan vjen me një ekskluzivitet. Luana Vjollca moderatorja dhe autorja e njohur po përgatit një show të madh televiziv që do të transmetohet çdo të premte për publikun shqiptar. Emrat më të famshëm të botës së spektaklit dhe showbizit, do të ndeshen mes tyre në një super program që starton së shpejti.”-thuhet në njoftim.

Ndërkohë këtë periudhë bukuroshja shqiptare ka qëndruar disa ditë në pushime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat