Leonardo DiCaprio thuhet se po del me një modele dhe gjejeni pak sa vjeçe është?

Mediale Vip

Leonardo DiCaprio thuhet se po del me një modele dhe gjejeni pak sa vjeçe është?

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 12:49
Leonardo DiCaprio

Leonardo DiCaprio është fotografuar me një vajzë shumë më të re në moshë, e cila nuk është krejt e panjohur. Fotot u shfaqën vetëm disa orë pasi u publikua lajmi për ndarjen e tij nga modelja 25-vjeçare Camila Morrone.

Aktoti 47-vjeçar, i cili është diskutuar shpesh në internet për prirjen e tij për t’u ndarë nga partneret kur ato mbushin 25 vjeç, u pa duke u përpjekur të maskohej me kapele ndërsa ecte pak përpara modeles ukrainase 22-vjeçare, Maria Beregova.

Dyshja, së bashku me mikun e DiCaprios, aktorin Tobey Maguire, thuhet se po largoheshin nga një klub nate në St. Tropez dhe fotot janë realizuar në korrik. Sipas Daily Mail, DiCaprio u takua me Beregovën në St.Tropez në korrik dhe besohet se ajo është ndarë nga bashkëshorti i saj, Ahmed Masoud Abdelhafid, 30 vjeç, i cili drejton një perandori pronash dhe mode në Monako.

Beregova është rritur në Zvicër, por aktualisht jeton në Londër ku po studion për të marrë përsipër ndërmarrjen farmaceutike të familjes së saj.

DiCaprio dhe Morrone filluan të takoheshin në vitin 2017 kur ajo ishte vetëm 20 vjeç dhe u ndanë këtë verë, kur Morrone mbushi 25 vjeç.

Vajza të tjera të famshme, të cilat ishin 25 ose më të reja në kohën e lidhjes së tyre me DiCaprio-n, përfshijnë Kate Moss, Helena Christensen, Naomi Campbell, Bar Refaeli, Nina Agdal dhe Gisele Bündchen, me këtë të fundit ai qëndroi i lidhur për gjashtë vjet deri në vitin 2005.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat