Zanfina Ismaili kritikon ashpër reagimet e personazheve për rastin e 11-vjeçares: Nëse doni të ndihmoni paguani…

Mediale Vip

Zanfina Ismaili kritikon ashpër reagimet e personazheve për rastin e 11-vjeçares: Nëse doni të ndihmoni paguani…

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 12:53
Zanfina Ismaili

Këngëtarja kosovare Zanfina Ismaili ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, në lidhje me reagimet ndaj rastit të përdhunimit të vajzës 11-vjeçare në Prishtinë.

Në një postim në Instastory ajo shkruan se nëse dëshirojnë vërtet të ndihmonë 11-vjeçaren e dhunuar, t’i paguajnë seancat te një mjek psikiatër. Ajo kritikon koleget e saj për statuset dhe reagimet e shumta në rrjetet sociale, të cilat i cilëson si “kërkesë për vëmendje.”

“Lërini tastierat se i shkatërruat! Nëse doni vërtet t’i ofroni ndihmë 11 vjeçares së përdhunuar, paguajini seanca te psikiatrit! Që unë e para po ia paguaj, lërini fjalët dhe kërkimin e vëmendjes për vete.”- shkruan Zanfina në rrjetet sociale.

Image
Zanfina Ismaili/Instastory

Gjatë ditës së sotme Zanfina Ismaili me një foto të pasaportës shqiptare, ka shprehur dëshirën për tu zhvendosur në Shqipëri.

“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, të paktën atje nuk ndalet energjia çdo tri orë”-shkruan artistja në Instastory.

Kujtojmë që prej disa vitesh tashmë Zanfina ka hequr dorë përfundimisht nga muzika. Më herët, ajo tregoi se është lodhur shumë për shkak të profesionit si këngëtare dhe nga stresi që i shkaktohej nga kjo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat