E vutë re? Bora e uroi kështu Donaldin për ditëlindje

Mediale Vip

E vutë re? Bora e uroi kështu Donaldin për ditëlindje

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 16:20
Bora dhe Donaldi

Dje, më 1 shtator, Donaldi dhe Romeo festuan 27-vjetorin. Sigurisht që instagrami i tyre u mbush me urime nga fansat, por edhe miq të tyre të famshëm. Por urimi që mund t’ju ketë shpëtuar është ai i Borës. Edhe pse nuk e bëri tag dhe nuk e përmendi me emër, moderatorja nuk qëndroi pa reaguar në rrjetet sociale atë ditë.

Ajo ndau një video selfie, duke shkruar vetëm fjalët: “Urime, urime…”, shoqëruar me një emoji të dy gotave shampanjë.

Dhe sigurisht që urimet i shkojnë Donaldit dhe Romeos.

Bora dhe Donaldi kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias prej muajsh tanimë, ndërsa së fundmi Semi ndau një foto bashkë me dyshen, të cilët ndoqën Sunny Hill Festival së bashku.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat