Sikletosi Meghan Markle me komentin e saj, Mariah Carey sqaron batutën

Mediale Vip

Sikletosi Meghan Markle me komentin e saj, Mariah Carey sqaron batutën

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 17:35
Meghan Markle/ Mariah Carey

Mariah Carey sqaroi se kur ajo e quajti Meghan Markle një "divë", ajo e kishte menduar komentin në një mënyrë "fuqizuese". Pasi postoi në Twitter se i pëlqeu shumë biseda me Dukeshën e Sussex-it në episodin e së martës të podcast-it “Archetypes”, këngëtarja foli për momentin e sikletshëm.

"Po! E quajta diva, në kuptimin më të mrekullueshëm, mahnitës dhe fuqizues të fjalës!!!” -ka shkruar Carey.

Mariah Carey u bë kryefjalë në fillim të kësaj jave pasi i tha Meghan Markle gjatë intervistës së tyre se ajo sillet si një diva dhe ky koment e vuri në siklet dukeshën, e cila shihej e djersitur teksa qëndronte në karrigen e saj.

"Çfarë momentesh prej diva të kam dhuruar?" -ia ktheu Markle shoqëruar me të qeshurën e saj nervoze.

Ndërsa Markle fillimisht e përjetoi momentin si një ironi, ajo më vonë kuptoi se Carey po i bënte një kompliment. Carey sqaroi në intervistë se po përshkruante sjelljet dhe pamjen e Markle, duke vënë në dukje se ajo nuk e kishte në kuptim të keq komentin e saj, përkundrazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat