Detaje të reja nga lidhja e bujshme, Clara Chia Marti kishte të dashur kur u lidh me Gerard Piqué?

Mediale Vip

Detaje të reja nga lidhja e bujshme, Clara Chia Marti kishte të dashur kur u lidh me Gerard Piqué?

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 18:17
Shakira dhe Gerard Piqué

Zhurma e madhe pas ndarjes së bujshme të Shakiras dhe Gerard Piqué vazhdon t’i bëjë njerëzit kureshtarë edhe për të mësuar më shumë për lidhjen ere të futbollistit spanjoll me Clara Chia Marti-n. Fotot e Martit, prej disa javësh janë bërë publike, por në dritë kanë dalë detaje të reja për çiftin.

Sërish në skenë del gazetari Jordi Martín, i cili ka zbuluar së fundi se Pique dhe 23-vjeçarja tashmë do të jetojnë në apartamentin e futbollistit spanjoll. Veç kësaj, ai ka treguar se ndryshe nga sa spekulohet, ata nuk kanë një lidhje të shkurtër, por kanë rreth një vit.

Megjithatë, për habinë e të gjithëve, drama nuk përfundon këtu. Tani, korrespondenti spanjoll i programit ‘El gordo y la flaca’ ka detajuar informacione të reja në lidhje me Clara Chía Martí, të cilat nëse janë të vërteta, nuk i bëjnë aspak mirë çiftit.

Clara Chía duket se nuk ka qenë edhe aq besnike ndaj partnerit të saj. Sipas paparacëve, ajo ka qenë e dashuruar në kohën kur filloi të frekuentohej me Piqué.

Tradhtia e supozuar nuk ka përfshirë vetëm Piqué me Shakira-n, por edhe Clara Chía, e cila kishte pasur një partner në kohën kur vendosi të niste një lidhje me mbrojtësin e FC Barcelona.

Po kështu, i dashuruari me 23-vjeçaren nuk është një i panjohur, pasi ai ishte një person i afërt me Gerard Pique dhe punonte në kompaninë e tij ‘Kosmos’.

“Shakira nuk ka qenë i vetmi person i mashtruar. Gerard Pique bëri një darkë për punëtorët e kompanisë ‘Kosmos’, një nga miqtë e tij merr pjesë në darkë i shoqëruar nga e dashura e tij, Clara Chía”,- tha gazetari Martín.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat