Bora Zemani dhe Donald Veshaj bëjnë hapin e radhës drejt konfirmimit të ribashkimit

Mediale Vip

Bora Zemani dhe Donald Veshaj bëjnë hapin e radhës drejt konfirmimit të ribashkimit

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 13:20
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë dhe çdo veprim i tyre zgjon kureshtjen e fansave.

Pas muajsh thashetheme se dyshja janë kthyer në krahët e njëri-tjetrit, këta zëra ata duket se i kanë përforcuar edhe më shumë me veprimin e fundit që kanë bërë.

Prezantuesja dhe aktori së fundmi kanë nisur të ndiqen në Instagram e që u morë si konfirmim i lidhjes së tyre romantike.

Me një kontrollim në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram mund të shihet që në listën e miqve që ndjekin tashmë kanë edhe njëri-tjetrin.

Kjo vjen pas një fotografie të përbashkët që mikesha e tyre, këngëtarja Semi Japuaj ndau në Instagram.

Semi shihej përkrah çiftit më të përfolur të momentet teksa ndodheshin në tribunat e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat