Xhensila Myrtezaj bën dedikim romantik për Bes Kallakun në përvjetorin e pestë të martesës

Mediale Vip

Xhensila Myrtezaj bën dedikim romantik për Bes Kallakun në përvjetorin e pestë të martesës

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 18:05
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë ndër çiftet më të njohura shqiptare.

Krahas karrierave të suksesshme, dyshja prej vitesh shijojnë një dashuri si në përralla dhe momente romantike me njëri-tjetrin shpesh herë i ndajnë edhe me fansat në rrjete sociale.

Ata së fundmi kanë patur një arsye të madhe për të festuar, kjo sepse çifti kanë mbushur plotë pesë vitesh martesë.

Për të bërë dhe më të veçantë këtë ditë, Xhensila dhe Besi realizuan një fotosesion romantik, të cilin e ndanë me fansat në Instagram.

Në fotografi këngëtarja shihej e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë mente të kombinuar me taka të bardha ndërsa flokët i la prapa të lidhura në formë gërshete.

Ndërkohë, Besi duke iu përshtatur elegancës së bashkëshortes, veshi një kostum me ngjyrë të kaltër të errët me një bluzë të bardhë dhe atlete.

“Nëse e di se çfarë është dashuria është për shkak teje”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave që i uronin për përvjetorin e martesës.
 

Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Ajka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat