Prisni pak, Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kanë nisur një romancë?

Mediale Vip

Prisni pak, Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kanë nisur një romancë?

Më: 3 shtator 2022 Në ora: 20:06
Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio

I kritikuar shpesh për zakonin e tij të çuditshëm për t'u dhënë fund marrëdhënieve pasi partneret e tij mbushin 25 vjeçe, Leonardo DiCaprio dyshohet se ka bërë një përjashtim për supermodelen Gigi Hadid.

Aktori 47-vjeçar u nda me të dashurën e tij prej shumë vitesh, Camila Morrone, pasi modelja mbushi 25 vjeçe. Pasi lajmi i ndarjes u bë publik, po qarkullojnë thashethemet se DiCaprio ka pasur një romancë gjatë verës me Gigi Hadid, e cila është 27 vjeçe.

Thashethemet e lidhjes, të spekuluara nga Life & Style, pasuan raportimet në korrik se dyshja e famshme u pa duke festuar së bashku në New York City. Një burim i tha medias se Hadid është pikërisht tipi i DiCaprio-s. E vetmja gjë që nuk i përshtatet tipit të tij? Mosha e saj. Kjo pasi siç dihet, aktori s’ka pasur kurrë një të dashur më shumë se 25 vjeçe.

Dyshja supozohet se po ia lë gjërat kohës, kështu që derisa ata ta konfirmojnë lidhjen e tyre, na mbetet vetëm të presim. Megjithatë duhet ta pranojmë se do të ishin një çift vërtet simpatik.

Hadid ka mbajtur një profil të ulët sa i përket jetës private që nga ndarja e saj nga Zayn Malik, me të cilin ka një vajzë gati 2-vjeçare, Khai. Ndërsa ndarja e tyre ishte e trazuar, pas një grindjeje midis Malik dhe nënës së Gigi-t, Yolanda Hadid, të dy thuhet se kanë një marrëdhënie shumë të shëndetshme bashkëprindërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat