Victoria Beckham vazhdon të dëshmojë raportet e këqija me nusen

Mediale Vip

Victoria Beckham vazhdon të dëshmojë raportet e këqija me nusen

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 09:34
Familja Beckham

Victoria Beckham uroi djalin e saj Brooklyn për intervistën e tij të fundit të përbashkët me gruan Nicola Peltz për revistën “Vogue” – por nuk arriti të përmendte nusen e saj mes raportimeve për një grindje në relacionin e tyre.

Dizajnerja e modës, 48 vjeçe, u lajmërua në Instagram të premten për të ndarë me ndjekësit e saj një imazh nga paraqitja e djalit të saj në “Vogue Hong Kong”, duke shkruar me emocion: “Sa krenare!”, përpara se të etiketonte djalin e saj së bashku me një emoji të një zemre ngjyrë rozë.

Ndërsa David, 47 vjeç, gjithashtu publikoi një tjetër imazh të djalit të tyre të madh në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.

Megjithatë, pavarësisht se Brooklyn, 23 vjeç, mori pjesë në një intervistë dhe fotosesion të përbashkët me gruan e tij të re, 27 vjeçe, nëna e tij nuk e pranoi pjesëmarrjen e saj.

Si Nicola ashtu edhe Brooklyn publikuan gjithashtu në rrjetet sociale një përzgjedhje të imazheve nga xhirimet e tyre për revistën duke përfshirë kopertinën.

Por ndërkohë që Victorias i pëlqente imazhi solo i djalit të saj, ajo nuk arriti të publikonte fotografinë e kopertinës ku shfaqeshin si Nicola ashtu edhe Brooklyn.

Ndërkohë që ajo nuk e etiketoi Nicolan në asnjë prej postimeve të saj.

Pavarësisht kësaj, përplasja me nusen Nicola, e cila ka acaruar marrëdhëniet e saj me djalin Brooklyn, thuhet se e ka lënë Victorian ‘zemërthyer’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat