E sulmoi në rrjetet sociale, Kanye West takohet me Kim Kardashian. Çfarë ndodhi mes tyre?

Mediale Vip

E sulmoi në rrjetet sociale, Kanye West takohet me Kim Kardashian. Çfarë ndodhi mes tyre?

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 09:36
Kanye West dhe Kim Kardashian

Kanye West u rishfaq në rrjetet sociale të shtunën dhe zbuloi se kishte realizuar një ‘takim që kishte shkuar mirë’ me ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian për edukimin e fëmijëve të tyre.

Në fillim të kësaj jave, ylli 45-vjeçar i repit postoi në rrjetet sociale mesazhet ku debatonte me Kim-in se ku duhet të shkojnë fëmijët e tyre në shkollë. Por kur hapi Instagramin e tij këtë fundjavë, ai shkroi: ‘Përshëndetje djema, jam rikthyer. Më falni që zgjata kaq shumë për të postuar, sapo pata një takim të mirë me Kim për shkollat.’

Ai përdori pjesën tjetër të postimit të tij, megjithatë, për të vazhduar të sulmojë një mori njerëzish, duke përfshirë CEO-n e Adidas, Daniel Cherry, Kid Cudi, Pete Davidson etj. Reperi ka deklaruar publikisht se ka probleme me Adidas, me të cilin është partner përmes perandorisë së tij Yeezy. Për më tepër, ylli i shtoi benzinë ​​zjerrit me Cudi dhe Davidson, ish-të dashurin e ish-bashkëshortes Kim Kardashian.

Image
Postimi

Pasditen e së shtunës, ai bëri një varg të gjatë postimesh në Instagram. Ai ndau një foto të edituar të Cudit dhe Cherry duke qëndruar krah për krah me një logo të Adidas. Ai  u tall duke thënë: “Jam i sigurt që kjo foto do të rrisë aksionet e Adidas, mirëpritur Jing Ulrich, i cili është në bord në Adidas dhe JP Morgan. Kështu që ka kuptim tani që kur doja të shisja JP Morgan heshti.” Në përputhje me postimet e tij të mëparshme, titulli përbëhej nga një fjali e gjatë me gabime gramatikore dhe drejtshkrimore, duke e bërë të vështirë për t’u dalluar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat