Adriana Lima bëhet nënë për herë të tretë, djalin e pagëzon me një emër të pazakontë

Mediale Vip

Adriana Lima bëhet nënë për herë të tretë, djalin e pagëzon me një emër të pazakontë

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 22:55
Adriana Lima

Modelja Adriana Lima është bërë nënë për herë të tretë, duke zbuluar lajmin e lumtur përmes profileve të saja në rrjetet e saj sociale.

Bukuroshja braziliane e lindi fëmijën e me të dashurin Andrea Lemmers (fëmija i parë i përbashkët i çiftit) më 29 gusht në Santa Monica të Kalifornisë, ndërsa njoftimi ka ardhur tash dhe djalin e kanë quajtur Cyan.

“Cyan është ngjyra midis të gjelbrës dhe të kaltrës në spektrin e dritës së dukshme. Është ngjyra e ujit në Bora Bora dhe Maldive, vende që janë në listën tonë familjare. Cyan është tani ngjyra jonë e preferuar… ngjyra e syve të djalit tonë”.

“Mirë se vjen në botën tonë Cyan Lima Lemmers, 29/08/2022”, ka shkruar Lima, duke zbuluar kështu kuptimin e emrit që i kanë vënë djalit të tyre.

Engjëlli i dikurshëm Victoria’s Secret ka edhe dy vajza nga martesa me basketbollistin Marko Jaric. Çifti u nda në vitin 2014, pasi kaluan pesë vite së bashku dhe finalizuan divorcin dy vjet më vonë.

Me Lemmers, i cili me profesion është producent filmash, modelja filloi të takohej në vitin 2021 dhe në shkurt zbuluan se ishin në pritje të fëmijës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat