Kastro Zizo nuk “kursehet” ndaj kolegëve: Janë rritur me gjizë e hudhra dhe bëjnë si diva ndërkombëtare

Mediale Vip

Kastro Zizo nuk “kursehet” ndaj kolegëve: Janë rritur me gjizë e hudhra dhe bëjnë si diva ndërkombëtare

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 00:53
Kastro Zizo

Klevis Bega i njohur si Kastro Zizo është ndër personazhet më kontrovers në vendin tonë.

Këngëtari prej 3 vitesh tashmë ka qëndruar larg skenave shqiptare për shkak të varësisë së tij ndaj alkoolit dhe drograve.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në “Aldo Morning Show”, ku ka folur me tone të ashpra ndaj kolegëve të tij.

I pyetur rreth zhvillimit të dukshëm të koncerteve këtë sezon veror, Kastro tregoi se jo gjithçka është siç duket. Shumica e artistave shqiptarë janë në gjendje të këndojnë kudo për “disa lekë”, sipas tij.

“Artistët tanë të mëdhenj për disa lekë këndojnë edhe në oborrin tënd. Është tjetër gjë tregu botëror dhe gjë tjetër që x artist këtu të rritur me gjizë dhe me hudhra ta shesin vetën si diva ndërkombëtarë,”-u shpreh këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat