Beniada Nishani në “Festivalin e Venecias”, modelja shqiptare merr pjesë në premierën e filmit të Harry Styles dhe Olivia Wilde

Mediale Vip

Beniada Nishani në “Festivalin e Venecias”, modelja shqiptare merr pjesë në premierën e filmit të Harry Styles dhe Olivia Wilde

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 13:18
Beniada Nishani

Prej ditësh ka startuar ‘Festivali i 79-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia’. Në këtë event të rëndësishëm nuk kanë munguar personazhet më të njohur botëror duke nisur nga ish-zonja e parë e Amerikës, Hillary Clinton, partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, Harry Styles, Olivia Wilde, Timothée Chalamet, e shumë figura të shquara të Hollywood.

Mes tyre, është edhe modelja shqiptare Beniada Nishani. Paa dy ditësh ajo njoftoi se ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e Festivalit më 5 shtator. Modelja u shpreh shumë e lumtur, teksa tregoi se do të bëjë gjithçka për ta prezantuar në mënyrë të denjë Shqipërinë.

“Dua të ndaj me ju një ftesë shumë të rendësishme për mua, do te shihemi me 5 shtator në Festivalin e Filmit në Venecia. Shpresoj të përfaqësoj Shqipërinë ne mënyrën më të mirë të mundshme,”-shkruante ish-finalistja e Big Brother Vip.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Beniada Jakic (@iambeniada)

Sot ajo ka zbuluar se ka qenë në promovimit e filmit “Don’t worry, Darling” që ka si aktor kryesor Harry Styles dhe regjisore partneren e tij Olivia Wilde. Modelja ka publikuar një video në Instagram ku shihet me një fustan të zi të gjatë. Fustani është stil bust dhe ka një të çarë në njërën këmbë që e bën atë të duket edhe më seksi. 

Ajo ka veshur sandale të zeza dhe mban një varse gjithashtu të zezë. Flokët i ka stiluar me onde teksa ka bërë një makeup natyral duke vendosur ngjyrat e tokës. Krah postimit, Beniada shkruan: “Tapeti i parë i kuq në premierën e “Don’t worry Darling””.

Harry dhe e tij dashura Olivia Wilde u veshën të dy me markën luksoze të modës “Gucci” për premierën e filmit të tyre të ri, “Don’t Worry Darling”, në ‘Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia’. Ish-anëtari i One Direction, 28 vjeç, u shfaq me një kostum të personalizuar – të ngjashme me dizajnet nga koleksioni i ‘Gucci Cruise 2023’ – me një këmishë blu me jakë të ekzagjeruar.

 Krijuesi i hitit “Little Freak” e kompletoi veshjen me çizme të bardha nga koleksioni ‘Gucci Ha Ha Ha’, së bashku me unazat e zakonshme.

Ndërkohë, Wilde, 38 vjeç, veshi një fustan të verdhë të personalizuar Gucci, i cili përmbante pupla në fund. Ajo kishte vendosur gjithashtu disa aksesorë, duke përfshirë një varse diamanti dhe unaza.

Olivia dhe Harry u lidhën gjatë xhirimeve të ‘Don’t Worry Darling’ dhe zyrtarizuan lidhjen e tyre në janar 2021. Harry do të luajë Jack në filmin e dytë regjisorial të Olivia, i përshkruar si një thriller psikologjik i vendosur në një qytet të viteve 1950. Harry është aktori kryesor i filmit së bashku me Florence Pugh, e cila luan Alice-n e tij, gruan e tij në ekran. Gjithçka është perfekte në utopinë e tyre derisa forcat e liga të heqin dorë nga natyra e vërtetë e realitetit të tyre. Një përmbledhje në faqen e internetit të filmit thotë: “Sa është e gatshme të humbasë Alice për të ekspozuar atë që po ndodh në të vërtetë në këtë parajsë?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat