Beatrix Ramosaj mohon lidhjen me Getinjon: Jemi vetëm miq të mirë

Mediale Vip

Beatrix Ramosaj mohon lidhjen me Getinjon: Jemi vetëm miq të mirë

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 11:13
Beatrix/ Getinjo

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj është kthyer ndër personazhet më të përfolur që kur u bë pjesë e Big Brother VIP muaj më parë.

Beatrix e cila ndonëse ka lansuar disa projekte muzikore, fansat një interes të madhe e kanë edhe për jetën e saj private.

Pas lidhjes jetëshkurtër me aktorin Donald Veshaj me të cilin krijoi një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, emri i këngëtares është lakuar edhe për lidhje me emra të tjera.

Së fundmi ajo u përfol për një romancë dashurie me reperin nga Ferizaj, Getinjo, por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Beatrix lidhur me këto thashetheme.

Këngëtarja ka mohuar të ketë një marrëdhënie me reperin e njohur, duke u shprehu se janë vetëm miq.

“E përgënjeshtroj, ne jemi thjesht miq të mirë!”- ka deklaruar Beatrix për Kryefjala.com.

Ndryshe, kujtojmë që projekti I fundit muzikor i Beatrix është “Vonë” e që u prit mirë nga publiku që aktualisht numëron mbi një milion klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat