Lawrence mohon të ketë qenë në lidhje me magnatin e turpëruar Weinstein

Mediale Vip

Lawrence mohon të ketë qenë në lidhje me magnatin e turpëruar Weinstein

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 23:19
Jennifer Lawrence, Weinstei

Aktorja e njohur amerikane Jennifer Lawrence ka folur rreth një lidhje të saj të mundshme me abuzuesin Harvey Weinstein.

Ylli i Don't Look Up mendon se është "e çuditshme" që njerëzit kanë menduar ndonjëherë se ajo ka fjetur me magnatin e turpëruar të filmit 67-vjeçar - i cili aktualisht po vuan një dënim 23-vjeçar në një burg të Nju Jorkut pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe sulmi seksual.

E pyetur nga US Vogue se cila ka qenë gjëja më e çuditshme që Lawrence ka lexuar ndonjëherë për veten e saj, aktorja 32-vjeçare përmendi pretendimet për lidhjen e saj me Weinstein.

Jennifer ka adresuar edhe më parë thashethemet se ajo ka fjetur me Harvey-n, akuzuesit e të cilit për sjellje të pahijshme seksuale përfshijnë Gwyneth Paltrow, Asia Argento dhe shumë të tjerë.

Një padi e vitit 2018 pretendonte se producenti i filmit mburrej me shtratin e yllit të Hunger Games, duke thënë: “Kam fjetur me Jennifer Lawrence dhe shiko ku është tash - ajo sapo ka fituar një Oscar.”

Jennifer menjëherë hodhi poshtë pretendimet, duke thënë se raportet e tyre ishin thjesht "profesionale".

“Zemra ime thyhet për të gjitha gratë që janë viktimizuar nga Harvey Weinstein. Unë kurrë nuk kam pasur asgjë tjetër përveç një marrëdhënie profesionale me të. Ky është një shembull tjetër i taktikave grabitqare dhe gënjeshtrave që ai përdori për të joshur gra të panumërta,” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat