Princi William dhe Kate Middleton fotografohen duke shoqëruar fëmijët për ditën e parë të shkollës

Mediale Vip

Princi William dhe Kate Middleton fotografohen duke shoqëruar fëmijët për ditën e parë të shkollës

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 16:36
Familja mbretërore

Princi William dhe Kate Middleton u fotografuan të buzëqeshur ndërsa shoqëronin Princin George, Princin Louis dhe Princeshën Charlotte për ditën e tyre të parë të shkollës të mërkurën.

Familja prej pesë anëtarësh shëtiti dorë për dore në Shkollën Lambruk ku u mirëpritën studentët e rinj dhe familjet e tyre përpara fillimit të vitit shkollor. Pas mbërritjes së tyre në shkollën prestigjioze në Berkshire, familja u përshëndet nga drejtori i shkollës Jonathan Perry.

Middleton, veshi një fustan ngjyrë kafe me pika dhe një palë taka të kuqe, ndërsa William, një palë pantallona blu të errët dhe një xhaketë të ngjashme.

Dy djemtë e tyre kishin veshur uniformën e re të shkollës me pantallona të shkurtra dhe një këmishë me jakë të hapur. Ndërkohë, Charlotte kishte veshur një fustan me kuadrate blu dhe të bardhë dhe gërsheta franceze.

Muajin e kaluar, familja njoftoi se të tre fëmijët do të largoheshin nga shkollat e tyre në Londër pasi familja u transferua në Windsor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat