Lewis Capaldi thotë se do të tërhiqet nga jeta publike nëse muzika e tij e re dështon

Mediale Vip

Lewis Capaldi thotë se do të tërhiqet nga jeta publike nëse muzika e tij e re dështon

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 11:35
Lewis Capaldi

Lewis Capaldi po ndjen presionin përpara rikthimit të tij – dhe ka paralajmëruar se do të “tërhiqet nga jeta publike” krejtësisht nëse muzika e tij e re nuk pëlqehet.

Albumi i tij debutues ” Divinely Uninspired To A Hellish Extent” shiti më shumë se 10 milionë kopje në mbarë botën dhe prodhoi dy këngë të klasifikuara në krye të toplistave.

Por këngëtari skocez, i cili dje i tha The Sun se ishte diagnostikuar me sindromën Tourette, tha se mund ta shihte veten duke u tërhequr nga qendra e vëmendjes së të famshmëve, ashtu siç bëri basisti i “Queen’s” John Deaco.

“Nëse dështon, ju mund të ndiqni një karrierë si humorist? Jo, nuk do ta bëj. Nëse dështon, do të tërhiqem nga jeta publike. Unë do të jem si John Deacon në Queen”, tha ylli i muzikës.

“Jam unë, një burrë që, kam grumbulluar tashmë një pasuri, dhe tani po ju kërkoj të më jepni më shumë nga kjo, gjatë një krize të kostos së jetesës. Unë jam i vetëdijshëm sa e thellë është kjo. Por fatkeqësisht është loja që ne luajmë”, ka thënë tutje ai.

Kënga e tij, të cilën ai do ta interpretojë në Çmimet Kombëtare të Televizionit të së enjtes së ardhshme, është i pari që do të dalë nga albumi i tij i dytë ende i paparalajmëruar.

Dhe tingëllon sikur do të jetë po aq emocionuese sa debutimi i tij, pasi kënga e parë është shkruar për një ish-partnere.

“Kënga e re ka të bëjë me një lidhje që kam pasur dhe që ka përfunduar. Rreth një vit më vonë po shikoja Instagramin e ish-it tim dhe ata dukeshin shumë të lumtur, të paktën në pamje – ju e dini në Instagram që të gjithë gënjejnë”, ka pranuar ai në një ‘live’ në Instagram.

“Dhe thash ‘e dini çfarë, kjo duket keq. Nuk jam i lumtur që ky person është i lumtur. Unë dua që ata të vuajnë po aq sa unë, sepse po ndihem i mjerë. Kështu që unë shkrova një këngë për të sepse isha i urryer dhe keqdashës, por tani kam ndryshuar. Por e kam kapërcyer shumë shpejt dhe jam i kënaqur që ai person është i lumtur dhe ata kanë vazhduar me jetën e tyre dhe unë ende jam duke shkruar muzikë për këtë”, kishte deklaruar artisti.

Lewis ndërkohë njihet për hitet si: Someone You Loved, Forget Me dhe Before You Go. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat