Florjan Binaj përkrah Luanës në programin e ri?!

Mediale Vip

Florjan Binaj përkrah Luanës në programin e ri?!

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 14:45
Luana Vjollca dhe Florian Binaj

Moderatorja Luana Vjollca do të rikthehet këtë sezon në ekran me një program të ri, “S’luan dot me mua”, i cili do të transmetohet çdo të premte në televizion Klan.

Së fundmi në rrjetin e saj social Instagram Luana Vjollca ka publikuar një fotografi me Florian Binaj, aktorin që krah saj ka qenë për dy sezone në ‘’Shiko Kush Luan’’.

“Florjan Binaj gjej diciturën të lutem”, ka shkruar ajo teksa e ka shoqëruar me emoji duke qeshur dhe zemra.

Kjo postim ka ngritur dyshime që aktori, i cili po ashtu u largua nga Top Channel pak muaj më parë, do të jetë përkrah moderatores së njohur.

Lajmi është publikuar edhe nga media sociale e Luana Vjollcës, Afterparty.al, çka konfirmon në një farë mënyre se Flori Binaj do të jetë pjesë e “S’luan dot me mua”.

Gjithsesi na mbetet të presim ditët në vijim nëse vetë dyshja do ta konfirmojë këtë gjë..

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat