Kate dhe William ndryshojnë titullin në mediat sociale, reagojnë edhe Meghan dhe Harry

Mediale Vip

Kate dhe William ndryshojnë titullin në mediat sociale, reagojnë edhe Meghan dhe Harry

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 15:08
William, Kate, Harry, Meghan

Princi William dhe Kate Middleton tanimë kanë tituj të rinj.

Çifti mbretëror mori titujt e Dukës dhe Dukeshës së Cornwall-it pasi Mbreti Charles III u ngjit në fron pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II të enjten.

“Llogaria zyrtare e Dukës dhe Dukeshës së Cornwall-it dhe Kembrixhit dhe e Fondacionit Mbretëror, me bazë në Pallatin Kensington”, thuhet në biografinë e tyre zyrtare në Twitter dhe Instagram.

Ata do të bëhen gjithashtu Princi dhe Princesha e Uellsit, një titull që mbante nëna e ndjerë e Harry-t dhe William-it, Diana.

Vdekja e Mbretëreshës shënoi fillimin e një epoke të re, pasi Charles merr fronin për t'u bërë mbret i Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonwealth. Sipas dëshirës së Mbretëreshës, Camilla Parker Bowles, gruaja e tij, do të bëhet Queen Consort (Mbretëreshë bashkëshorte).

Princi Harry dhe Meghan Markle po ashtu nderuan Mbretëreshën Elizabeth II, duke përditësuar faqen e tyre të Fondacionit Archewell dhe duke shfaqur një ekran të zi me një mesazh të thjeshtë të shkruar me shkronja të bardha.

"Në kujtim të dashur të Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II," shkruhej në faqe, duke shtuar datat e jetës së saj, "1926-2022".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat