“Shpresoj që të sëmureni me kancer”- I postuan fotot duke u puthur me Timberlake, si e mallkoi Cameron Diaz stafin e revistës

Mediale Vip

“Shpresoj që të sëmureni me kancer”- I postuan fotot duke u puthur me Timberlake, si e mallkoi Cameron Diaz stafin e revistës

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 16:14
Justin Timberlake, Cameron Diaz

“Shpresoj që të sëmureni me kancer”, pretendohet se i ka thënë Cameron Diaz stafit të revistës që i publikon foton me Justin Timberlake.

Themeluesi i “Rolling Stone”, Jann Wenner, i cili gjithashtu zotëron Us Weekly, tha se një nga fotot më të hershme që publikoi revista e tij ishte e një aktoreje duke u puthur me këngëtarin në një dërrasë sërfi.

Wenner nuk e përmend me emër Diaz, por nënkupton se i referohet aktores së “Charlie’s Angels”, pasi ajo u fotografua duke u puthur me Timberlake ndërsa të dy pushonin në Hawaii në vitin 2006.

Ai thotë se përballja me të ishte e pakëndshme, duke pretenduar se madje aktorja  i tha njërit prej pjesëtarëve të revistës në atë kohë:“Shpresoj që të sëmureni me kancer”.

Image
Justin Timberlake, Cameron Diaz

50 vjeçarja Diaz dhe këngëtari ishin çift i listës A të Hollivudit. Ata u takuan për herë të parë në 2003 në Nickelodeon Kids’ Choice Aëards kur aktorja i dha Timberlake çmimin “Best Burp”.

Të dy u pëlqyen dhe nisën një lidhje, por u ndnë në fillim të vitit 2007. Timberlake u martua me Biel në vitin 2012 dhe kanë dy fëmijë: djemtë Silas, 7, dhe Phineas, 2 vjeç.

Ndërkohë, Diaz i tha “Po” kitaristit të Good Charlotte, Benji Madden në vitin 2015. Të dy mirëpritën në jetë vajzën, Raddix, nëpërmjet një nëne surrogate në dhjetor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat