‘Dance With Me 8’, kush fshihet pas personazheve pjesëmarrës

Mediale Vip

‘Dance With Me 8’, kush fshihet pas personazheve pjesëmarrës

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 20:52
Ilustrim

Shumë shpejt, spektakli ‘Dance With Me’ do të nisë transmetimin në Tv Klan dhe pothuajse gjithçka është gati. Produksioni dhe personazhet pjesëmarrës kanë nisur provat për të sfiduar veten në një fushë të panjohur për publikun.

Ndonëse personazhet ende nuk janë bërë publikë nga produksioni, është zbuluar kush do të jetë pas tyre në prapaskenë. ‘Barra’ më e madhe këtë vit i është besuar Enada Hoxhës – ajo që do t’i përgatitë VIP-at për kërcimet që do të sjellin javë pas jave.

E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të ndarë me publikun projektet e saj të reja, koreografja e njohur, zbuloi gjithashtu se, së bashku me Gerdin, janë bërë pjesë e familjes së madhe të Tv Klan: “Tashmë, ne jemi bërë pjesë e familjes së Tv Klan. Gerdi është tek “E diela shqiptare”, koreograf, ndërsa unë kam marrë ftesë për të qenë pjesë e “Dance With Me” si koreografe dhe e pranova me shumë kënaqësi”.

Enada zbuloi gjithashtu se të gjithë personazhet janë zgjedhur dhe kanë nisur nga provat. Mbetet edhe shumë pak. Gjithçka do të zbulohet shumë shpejt...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat