Ghetto Geasy dhe Marina Vjollca festojnë përvjetorin e pestë të martesës

Mediale Vip

Ghetto Geasy dhe Marina Vjollca festojnë përvjetorin e pestë të martesës

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 21:37
Ghetto Geasy dhe Marina Vjollca

Reperi nga Kosova, Ghetto Geasy dhe moderatorja Marina Vjollca festojnë sot (e shtunë) përvjetorin e pestë të martesës.

Çifti, të cilët u martuan më 10 shtator të vitit 2017, gëzojnë një jetë të lumtur së bashku.

Ka qenë prezantuesja shqiptare që ka bërë një postim në rrjete sociale, për të shënuar ditën e rëndësishme të tyre.

Ajo ka publikuar një fotografi përkrah të dashurit, të cilit po ashtu ia ka bërë një dedikim special.

“Martesa është një marrëdhënie në të cilën njëri ka gjithmonë të drejtë dhe tjetri është burri”, shkroi me shaka ajo.

“Gëzuar përvjetorin dashuria ime”, vazhdoi më tej biondja.

Të shumta kanë qenë urimet që çifti morën në pjesën për komente nga miqtë e fansat.

Të njëjtit kujtojmë se nga kjo martesë kanë bashkë një vajzë të quajtur, Marget

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat