Bella Hadid flet për betejën e saj me ankthin: Qaja çdo ditë duke mos ditur kush isha

Mediale Vip

Bella Hadid flet për betejën e saj me ankthin: Qaja çdo ditë duke mos ditur kush isha

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 17:27
Bella Hadid

Bella Hadid ka folur për problemet e saj me shëndetin mendor në një intervistë të sinqertë.

Modelja 25-vjeçare, e cila pranoi se vuante nga ankthi kronik gjatë adoleshencës, thotë se iu nënshtrua zakoneve të dëmshme për të qetësuar mendjen e saj.

Duke folur për revistën i-D, ajo tha:

“Duke u rritur, mendova se ishte normale që kisha këtë ankth kronik dhe këtë shkëputje, duke qarë çdo ditë dhe duke mos ditur se kush isha. Pavarësisht nëse kanë qenë çrregullime të të ngrënit ose pirja e një pakete cigaresh që në moshën 14-vjeçare, unë mendoja, "Oh, kjo është ajo që po bëjnë të gjithë fëmijët". E kuptova se ndoshta isha unë ajo që duhet të përpiqesha ta kuptoja pse ndihesha kështu. Dhe në realitet, gjithçka që më duhej ishte terapi."

Bella theksoi se shqëtesohej shumë se çfarë mendonin njerëzit për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat