​Daniel Craig: Nuk do ta shohim më kurrë dikë si Elizabeth II

Mediale Vip

​Daniel Craig: Nuk do ta shohim më kurrë dikë si Elizabeth II

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 18:14
​Daniel Craig, Elizabeth II

Aktori Daniel Craig ka nderuar mbretëreshën Elizabeth II, duke thënë se nuk do të shohim më kurrë dikë si ajo.

Ylli i James Bond ka filmuar skenën e famshme me Mbretëreshën në vitin 2012 për Lojërat Olimpike të Londrës.

Craig u shfaq më pas duke vizituar Pallatin Buckingham për të ftuar Mbretëreshën në ceremoninë e hapjes së Lojërave.

Mbretëresha e përshëndeti atë me një "mirëmëngjes, zoti Bond", përpara se të kalonin së bashku në korridorin e pallatit.

Duke reflektuar mbi atë xhirim me Mbretëreshën, Craig tha për BBC se ishte e mahnitshme.

“Ne nuk do të shohim më kurrë si ajo. Të jesh gjallë gjatë mbretërimit të saj është diçka tjetër," tha Craig.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat