Vesa Luma dhe Big Basta festojnë përvjetorin e shtatë të martesës

Mediale Vip

Vesa Luma dhe Big Basta festojnë përvjetorin e shtatë të martesës

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 13:42
Vesa Luma dhe Big Basta

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma dhe partneri i saj po ashtu me profesion këngëtar, Big Basta, festojnë sot (12 shtator) një ditë të rëndësishme.

Dyshja, të cilët janë së bashku prej shumë vitesh, kremtojnë përvjetorin e shtatë të martesës.

Me këtë rast ka qenë artistja e cila ka postuar një video në rrjete sociale, duke sjellë disa nga momentet e tyre më të lumtura në ditën e ceremonisë që u mbajt në Kalajën e Lëkurësit në Sarandë.

Ajo ka treguar çdo detaj të ceremonisë, nga fustanet, dukja e mënyrën se si ishte dekoruar ceremonia e tyre.

“Urime përvjetorin e martesës dashuria ime”, ka nis shkrimin Luma.

“Shumë krenare për ne, për vendimet tona, sakrificat e sfidat që i tejkaluam me shumë dashuri duke e vendosur të parën – familjen tonë të vogël e të lumtur. Të dua shumë”, tha ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vesa Luma (@vesaluma)

Çifti nga kjo martesë kanë së bashku një djalë të quajtur, Lian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat