Harry flet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Mediale Vip

Harry flet pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 16:43
Harry dhe Mbretëresha Elizabeth

Harry ka bërë një deklaratë prekëse për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë të enjten (8 shtator) në moshën 96-vjeçare.

Duka i Sussex, 37-vjeçar, ndau një mesazh për mbretëreshën e ndjerë në uebsajtin Archewell të tij dhe gruas së tij, Meghan.

“Në festimin e jetës së gjyshes sime, Madhërisë së Saj Mbretëreshës – dhe duke vajtuar humbjen e saj – të gjithëve na kujtohet busulla udhërrëfyese që ajo ishte për kaq shumë në përkushtimin e saj ndaj shërbimit dhe detyrës”, filloi Harry, duke e quajtur udhëheqësen “të admiruar dhe të respektuar globalisht”.

Ai vazhdoi, “Gjyshe, ndërsa kjo ndarje përfundimtare na sjell pikëllim të madh, unë jam përgjithmonë mirënjohës për të gjitha takimet tona të para – që nga kujtimet e mia të hershme të fëmijërisë me ty, deri te takimi me ty për herë të parë si komandanti im i përgjithshëm, në momentin e parë që takova gruan time të dashur dhe përqafove stërnipërit e tu të dashur”.

“I vlerësoj këto kohë të përbashkëta me ju dhe shumë momente të tjera të veçanta në këtë mes. Tashmë na mungon shumë”.

Harry përfundoi duke falënderuar gjyshen e tij, teksa ka vënë në dukje se ajo dhe burri i saj i ndjerë, Princi Philip, janë “ribashkuar … në paqe”.

Pallati Buckingham njoftoi të enjten pasdite se mbretëresha kishte vdekur pasi më herët gjatë ditës tha se shëndeti i saj ishte përkeqësuar.

Harry me këtë rast pas shumë kohësh u bashkua edhe me Princin William, Kate Middleton, i shoqëruar nga bashkëshortja Meghan Markle. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat