Shtatëzënia e ka bërë më të ndjeshme Einxhel Shkirën! Në këtë fillim viti akademik, moderatorja ndan foton e veçantë nga dita e parë e shkollës

Mediale Vip

Shtatëzënia e ka bërë më të ndjeshme Einxhel Shkirën! Në këtë fillim viti akademik, moderatorja ndan foton e veçantë nga dita e parë e shkollës

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 17:31
Einxhel Shkira

Ditën e sotme fëmijët nga klasa e parë deri në të 12-tën, kanë nisur vitin e ri shkollor. Kjo ditë e veçantë për të gjithë ato që do të ulen ose rikthehen në bankat e shkollës, ka rikthyer pas edhe personazhet e njohur.

Një ndër to është Einxhel Shkira, e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto nga dita e saj e parë e shkollës.

Suksese kalamaja. Mbi të gjitha suksese dhe ju prindër në misionin e vështirë për të qenë partneri më i fortë krah fëmijës tuaj në rrugëtimin drejt dijes akademike,”-shkruan moderatorja.

Mesa duket, fakti që do të bëhet nënë së shpejti e ka bërë Einxhel më të ndjeshme në këtë pjesë.

Image
Einxhel Shkira

Sakaq kujtojmë që Einxhel Shkira dhe Dj Dagz zbuluan disa ditë më parë se do të bëhen prindër të një djali gjatë ‘gender reveal’-it që ata kishin organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat