Wanda Nara përshtatet me jetën në Turqi pas transferimit të Icardit në Galatasaray, shfaqet joshëse në bikini

Mediale Vip

Wanda Nara përshtatet me jetën në Turqi pas transferimit të Icardit në Galatasaray, shfaqet joshëse në bikini

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 00:29
Wanda Nara

Wanda Nara është e lumtur dhe ndodhet larg Parisit, të paktën këtë vit ajo do të jetojë në Turqi pasi bashkëshorti i saj Mauro Icardi është i huazuar te Galatasaray.

Biznesmenja argjentinase duket se tashmë e ka përqafuar këtë lëvizje në jetën e tyre. Mjafton të shikoni llogarinë e saj në Instagram ku ajo ka nisur postimin e fotove nga ‘shtëpia’ e saj e re.

“E lumtur”, ishte mbishkrimi që vendosi Wanda teksa postoi një nga fotot e saj tradicionale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wanda nara (@wanda_nara)

Bashkëshortja e futbollistit argjentinas, Icardi ka ndarë një imazh të ri në profilin e saj në Instagram nga plazhi duke pozuar me kostumin e notit duke mahnitur ndjekësit e saj.

Ajo kishte veshur bikini të zeza që përputhej me syzet e saj teksa shijonte plazhet turke dhe duke e dëshmuar se është më se e kënaqur me ndryshimin.

Nara ka qenë nën presion të madh për negociatat për largimin e Icardit nga Parisi dhe tani po shijon momentin.

Në fakt mbërritja e saj në Turqi ka qenë disi e diskutueshme duke pasur parasysh kërkesat që ajo bëri gjatë negociatave.

Ajo fillimisht kishte kërkuar një shofer privat i cili do të jetë në dispozicion të Icardit dhe të gjithë familjes 24 orë në ditë, dhe gjithashtu dëshiron një kuzhinier privat familjar, sigurim të përhershëm për t’u kujdesur për ta dhe një shtëpi të siguruar plotësisht

Wanda në listën e kërkesave kishte përfshirë edhe një hotel me pagesë ku do të qëndronin deri në dhjetor derisa të zhvendoseshin në shtëpinë e dëshiruar dhe të gjenin një shkollë të përshtatshme për fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat