Arbana Osmani nis punën për “BBV”, ja si duket moderatorja pak ditë pasi lindi vajzën

Mediale Vip

Arbana Osmani nis punën për “BBV”, ja si duket moderatorja pak ditë pasi lindi vajzën

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 06:53
Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë në fillim të këtij muaji (1 shtator), duke mirëpritur në jetë vajzën e saj Zoi.

Vetëm disa ditë pas lindjes, moderatorja duket se i është rikthyer punës. Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja përmes postimeve në rrjetet socaile.

Krahas një foto në profilin e saj Arbana shkruan: “Rikthim në shkollë (punë)”.

Image
Arbana Osmani

Ajo që vihet re është se moderatorja shfaqet në super-formë edhe pas lindjes së fëmijës së saj të tretë. Arbana ka pozuar e veshur e tëra me të zeza, teksa ka kombinuar një fustan me çizme dhe çantë të së njejtës ngjyrë.

Arbana ndau më 1 shtator foton e parë me Zoin, teksa bëri edhe një dedikim prekës: “Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar.”

Ky është fëmija i dytë i Arbanës me partnerin e saj Eduartin. Në 2020 çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Ndërkohë ajo është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e saj e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat