Anita Haradinaj pjesë e “Dance with me”?

Mediale Vip

Anita Haradinaj pjesë e “Dance with me”?

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 17:47
Anita Haradinaj

Formati i vallëzimit “Dance with me” nis transmetimin e saj shumë shpejtë.

Ky format moderohet nga Alketa Vejsiu.

Ditën e djeshme u raportua në media se Beatrix Ramosaj do të jetë pjesë e këtij formati, pas një foto të publikuar ku shihet Trixa dhe Alketa së bashku në një lokal, dhe thuhej se ishte pikërisht “Dance with me” ajo që bëri bashkë.

Në faqen zyrtare të spektaklit në ‘Instagram’ janë bërë me dije emra si ai i kampiones, Luiza Gega dhe modeles, Cindy Marina, këngëtari, Valon Shehu, këngëtarja, Orgesa Zaimi dhe ish miss Kosova, Arbnora Ademaj.

Por, Kryefjala. Com zbulon edhe emra të tjerë dhe ata janë Anita Haradinaj, bashkëshortja e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, kantautori, Kastro Zizo, aktori Igli Zarka i cili pak kohë më parë ishte pjesë e “Big Brother VIP” dhe një tjetër emër nga fusha e sportit futbollisti, Andi Lila.

Ky format do të jetë përball formatit të njëjtë, atij “Dance with the stars”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat