Brenda Song konfirmon fejesën me Macaulay Culkin

Mediale Vip

Brenda Song konfirmon fejesën me Macaulay Culkin

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 00:42
Brenda Song dhe Macaulay Culkin

Aktorja Brenda Song e ka konfirmuar fejesën me yllin e njohur, Macaulay Culkin.

Çifti është bashkë tash e një kohë prej se u takuan në xhirimet e projektit dramë-komedi nga viti 2017, “Changeland”.

Në prill të vitit 2021, ata u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Dakota – sipas motës së aktorit, e cila ka vdekur tragjikisht në vitin 2008.

Image

 

Që në janar të këtij viti është spekuluar për fejesën e çiftit, kur Song ishte parë duke mbajtur një unazë.

Megjithatë, deri më tani asnjëri prej tyre nuk e kishte konfirmuar këtë gjë. Tash këtë e ka bërë aktorja duke reklamuar koleksionin e saj për martesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat