Nga Mbreti Charles, te Princat William dhe Harry, kush ishin personat që shoqëruan kortezhin e Mretëreshës Elisabeth në Londër

Mediale Vip

Nga Mbreti Charles, te Princat William dhe Harry, kush ishin personat që shoqëruan kortezhin e Mretëreshës Elisabeth në Londër

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Mbreti Charles III udhëhoqi vëllezërit e motrat e tij, si dhe anëtarët e vjetër të familjes mbretërore që të shoqëronin arkivolin e Mbretëreshës teksa po kalonte rrugën nga Pallati Buckingham në Westminster Hall këtë pasdite.

Mbreti i ri ecte pas karrocës që mbante arkivolin e nënës së tij të dashur, ndërsa ai ishte i rrethuar nga Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Eduard .

Pas tyre, në radhë vinte Princi William i cili po ecte me uniformë ushtarake së bashku me vëllain e tij Princin Harry dhe kushëririn Peter Phillips – djalin e Princeshës Anne.

Siç pritej, as Harry dhe as Princi Andrew nuk kishin veshur uniformë ushtarake dhe në vend të kësaj ishin me kostume të thjeshtë.

Pas tyre ishte e veja e Dukës i Gloucester – i cili është kushëriri i parë i Mbretëreshës – dhe Zëvendësadmirali Sir Timothy Laurence, burri i Princeshës Anne.

Gjithashtu, pjesë e procesionit ishin anëtarët besnikë të stafit të mbretëreshës së ndjerë, duke përfshirë dhe kujdestarin e Pallatit, të cilët ecën drejtpërdrejt përpara arkivolit.

Anëtarë të tjerë të përkushtuar të familjes së Mbretëreshës përfshinin ndihmësin e saj kryesor, sekretarin privat Sir Edward Young.

Atje ishte edhe Mjeshtri i Familjes në Pallatin Buckingham, Zëvendës Admirali Sir Tony Johnstone-Burt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat