Trendi i blerjes së klikimeve, këngëtari i njohur kritikon kolegët: Beyonce nuk i merr 1 milionë në javë kurse këta..

Mediale Vip

Trendi i blerjes së klikimeve, këngëtari i njohur kritikon kolegët: Beyonce nuk i merr 1 milionë në javë kurse këta..

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 16:04
Këngëtari Erik Lloshi

Këngëtari Erik Lloshi ka shprehur shpesh në rrjetet e tij sociale pakënaqësinë ndaj trendit të blerjes së klikimeve nga artistët për këngët e tyre.

Së fundmi, teksa ishte i ftuar në “Tv Klan”, ai diskutoi edhe në lidhje me temën e klikimeve.

Erik Lloshi thotë se nuk ka asgjë kundër tyre për sa kohë janë reale, por është e pakuptueshme blerja e tyre. Teksa argumentonte mendimin e tij ai theksoi se në një vend si Shqipëria është e pamundur që në një ditë një këngë të marrë 3 milionë klikime në ditë, ndëra përmendi edhe këngëtaren me famë botërore Beyonce, për të cilën tha se nuk i merr 1 milionë klikime në javë.

Biseda:

Pyetje: Më mirë një ‘live’ apo 1K klikime? Si funksionon?

Erik Lloshi: Në qoftë se është reale, janë të dyja të mira.

Pyetje: Cili artist vlerësohet më shumë? Janë tashmë matje bazë këto klikimet? Se më duket si luftë, nganjëherë më duket si luftë, nganjëherë si inat.

Erik Lloshi: Është luftë, një luftë e madhe për klikime që blihen nga këngëtarët që është e pakuptueshme. Ka thënë një gjë shumë të bukur Aurela, që “nuk jam aq e pasur sa të blej klikime”. Realisht është shumë e vërtetë kjo lloj gjëje sepse humb vlerat e vetes si artist në radhë të parë sepse gënjen veten që ti je ai që s’je.

Pyetje: Po si e kupton ti që unë kam blerë klikime? Për shembull, punojmë bashkë, jemi miq, jemi shokë, si arrin ta kuptosh?

Erik Lloshi: Aldo, është e thjeshtë. Në një vend si Shqipëria siç jemi ne, nuk mund të arrihen 10 milionë klikime për dy ditë.

Pyetje: Vërtet?

Erik Lloshi: Është e pamundur. Apo 3 milionë klikime në ditë. Nuk mund të arrihen, është e pamundur totalisht. Ndërkohë që nxirr p.sh, ku di unë, një këngëtare botërore, Beyonce, nuk i merr 1 milionë klikime në javë. Këta i marrin 3 milionë në një ditë ka rastisur, e pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat