Blake Lively dhe Ryan Reynolds, prindër për herë të katërt! Aktorja tregon barkun e rrumbullakosur

Mediale Vip

Blake Lively dhe Ryan Reynolds, prindër për herë të katërt! Aktorja tregon barkun e rrumbullakosur

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 17:19
Blake Lively dhe Ryan Reynolds

Blake Lively është shtatzënë! Aktorja 35-vjeçare është në pritje të fëmijës së saj të katërt me bashkëshortin Ryan Reynolds.

Blake, e cila tashmë është nënë e vajzave James, 7 vjeç, Inez, 5, dhe Betty, 3, u shfaq së fundmi në Forbes Power Women's Summit. Gjatë ngjarjes, Blake nuk mund ta fshihte barkun e rrumbullakosur dhe foli me humor për zgjerimin e familjes së saj, duke thënë:

"Më pëlqen thjesht të krijoj. Qoftë kjo në gatim apo tregim, biznese apo njerëz, thjesht më pëlqen shumë të krijoj."

Ryan dhe Blake, të cilët u martuan në vitin 2012, i mbajnë vajzat e tyre larg syrit të publikut, por kjo nuk i ka penguar ata të flasin për jetën e tyre familjare së bashku.

“Duke pasur fëmijë mua më bëri të ndihem shumë më shumë në lëkurën time”, tha Blake për Forbes në maj. “Kurrë nuk jam ndjerë kaq shumë vetvetja dhe kurrë nuk jam ndjerë më e qetë me trupin tim apo më me vetëbesim – nuk dua të them se nuk më vijnë një mori pasigurish një milion herë në ditë, por thjesht ndihem tepër e qetë”.

Ndërkohë që dinë të jenë prindër shumë të mirë, duket se ajo dhe Ryan dinë gjithashtu se si ta mbajnë gjallë romancën.

“Ne e pëlqejmë shumë njëri-tjetrin”, tha Ryan për Extra vitin e kaluar, kur u pyet për sekretin e martesës së tyre. "Ne e kemi pëlqyer njëri-tjetrin më parë si miq. Ne e duam njëri-tjetrin edhe më shumë tani."

Një sekret tjetër i lidhjes së tyre të suksesshme? Një sens i mirë humori, kështu duket. Dyshja pëlqejnë të shkëmbejnë shpesh batuta me njëri-tjetrin (veçanërisht në ditëlindjet dhe momentet e rëndësishme) dhe madje bëjnë shaka ndërsa flasin për dashurinë e tyre dhe për fëmijët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat