Xhemi Shehu rikthehet në “Portokalli”, roli i ri i moderatores dhe riorganizimi i spektaklit! Zbulohet çfarë do të ndodhë me Fjoralba Ponarin

Mediale Vip

Xhemi Shehu rikthehet në “Portokalli”, roli i ri i moderatores dhe riorganizimi i spektaklit! Zbulohet çfarë do të ndodhë me Fjoralba Ponarin

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 09:48
Xhemi

Sezoni i ri televiziv e ka gjetur Xhemin në “shtëpinë e saj”. Bëhet me dije se moderatorja është rikthyer në “Portokalli”, pas disa vitesh diskutime dhe projekte për të qenë sërish në skenën, që si vetë ajo ka thënë, është e fundit në karrierën e saj.

Sezonin e shkuar, Xhemi provoi një tjetër format humoristik në “Top Channel”, por ishte larg famës që “Portokallia” gëzon. Në fund të sezonit, prezantuesja bëri me dije se do të largohej nga ekrani, nëse nuk do të kishte një rikthim të sajin në mbrëmjen e së dielës.

E duket se pas shumë diskutimesh dhe projektesh është gjetur mundësia që Xhemi të jetë pjesë e “Portokallisë”, vetëm se këtë herë do ta ndajë skenën me Fjoralba Ponarin si dhe Salsano Rrapin. Duket se që nga tetori, Salsano do të jetë më i angazhuar me “Dancing with the Stars”, duke ua besuar stafetën dy kolegeve të tij.

Nga ana tjetër ishte Arjola Demiri ajo që shprehu dëshirën kur ishte në “Big Brother Vip”, që të moderonte emisionin.

Por duket se mundësia i është dhënë sërish Xhemit për të qenë pjesë e spektaklit të humorit, ku veç moderimit, ajo do t’i rikthehet edhe humorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat