Pas humbjes së binjakëve, Delinda Disha zbulon planet për zgjerimin e familjes

Mediale Vip

Pas humbjes së binjakëve, Delinda Disha zbulon planet për zgjerimin e familjes

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 14:24
Delinda Disha

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha ndau disa muaj më parë lajmin e trishtë se ka humbur të dy binjakët e saj. 

Që pasi zbuloi këtë lajm, aktorja është pyetur shpesh nga ndjekësit e saj për periudhën e vështirë që ka kaluar pas kësaj humbjeje. Ndërsa së fundmi kurioziteti i ndjekësve është i madh për aktoren. Kështu së fundmi aktorja është pyetur se “kur do t’i bëjë një motër Desantinit”, djalit të saj.

Aktorja është përgjigjur duke shkruar thjesht “shumë shpejt” krahas një fotoje të sa duke buzëqeshur, duke mos dhënë më shumë detaje.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Disha ndau me ndjekësit lajmin se kishte humbur dy binjakët, duke treguar gjithashtu se nuk po e kalonte mirë psikologjikisht këtë periudhë (KLIKO).

“Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”– shkroi Delina në postimin e saj në muajin mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat