Pas lajmit për shtatzëninë, Blake Lively publikon fotografi me shpresën që gazetarët ta lënë të qetë

Mediale Vip

Pas lajmit për shtatzëninë, Blake Lively publikon fotografi me shpresën që gazetarët ta lënë të qetë

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 17:33
Blake Lively, Ryan Reynolds

Aktorja amerikane, Blake Lively, ditë më parë ka konfirmuar se është shtatzënë dhe pret fëmijën e katërt nga martesa me bashkëshortin Ryan Reynolds.

Çifti hollivudian janë prindër të tri vajzave: James, Inez, Betty, ndërsa do të bëhen edhe me fëmijën e katërt.

Pas lajmit për shtatzëninë, Lively ka treguar për presionet me të cilat përballet si një personazh i famshëm gjatë shtatzënisë.

Në profilin e saj në Instagram, ajo ka shpërndarë një sërë fotografish nga periudha e pritjes së bukur, me shpresën se do t’i largojë gazetarët që, siç thotë ajo, e presin para shtëpisë.

“Këtu janë fotografitë, në të cilat shfaqem unë shtatzënë në jetën reale, prandaj 11 njerëzit që presin jashtë shtëpisë sime për të vështruar do të më lënë të qetë. Po më frikësoni mua dhe fëmijët e mi”.

“Faleminderit gjithë të tjerëve për gjitha dashurën dhe respektin, dhe që vazhdoni të mos i ndiqni profilet dhe publikimet që shpërndajë fotografi të fëmijëve. E keni gjithë fuqinë kundër tyre”.

“Dhe faleminderit mediave që kanë politikë redaktuese për të mos i shfaqur fëmijët. Ju e bëni gjithë dallimin. Shumë dashuri”, ka shkruar 35-vjeçarja në përshkrim.

Blake ka pozuar në publikimet e lezetshme dhe të relaksuara, të cilat ajo dhe bashkëshorti i saj i ndajnë shpesh me fansat e tyre.

Ndryshe, gjithnjë e më shumë personazhe të famshëm vendosin t’i fshehin sa më shumë fëmijët e tyre nga sytë e publikut, duke mbrojtur privatësinë e tyre dhe të drejtën për të zgjedhur nëse do të bëhen apo jo personazhe publike. Megjithatë, paparacit këmbëngulës shpesh nuk i respektojnë dëshirat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat